LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër një shtetasi të Shqipërisë për dhënie të ryshfetit, tentoi ta kalojë kufirin pa test PCR dhe pa vaksinim antiCOVID

Aktakuzë kundër një shtetasi të Shqipërisë për dhënie të ryshfetit, tentoi ta kalojë kufirin pa test PCR dhe pa vaksinim antiCOVID
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.B., (shtetas i Republikës së Shqipërisë) i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 10.12.2021 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., me datë 09.12.2021 në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës, kufiri Shqipëri – Kosovë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ofron dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër, personit zyrtar në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që gjatë kalimit të pikës kufitare të Vërmicës derisa ishte duke udhëtuar me automjetin “Audi A4”me targa regjistrimi të Republikës së Shqipërisë, së bashku me dy pasagjerë të tjerë, i pandehuri në momentin kur afrohet për kontroll, duke ditur që nuk ka certifikatë të vaksinimit, në lejen e qarkullimit të automjetit i vendos tri kartëmonedha prej dhjetë euro, gjithsej 30 euro, të cilat ia jep zyrtarit policor A.Sh.


Në njoftim thuhet se në momentin kur zyrtari policor i vëren paratë dhe e pyet se për çfarë janë këto para, i pandehuri përgjigjet se paratë i ka lënë për të, për respekt ndaj tij dhe se nuk kanë certifikatë vaksinimi e as test PCR për COVID-19, nëse ka mundësi që tu lejohet hyrja në Kosovë.

Me këto veprime, i pandehuri A.B., ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori