LAJMI I FUNDIT:

Aktakuza për korrupsion, konflikt interesi dhe falsifikim i dokumentit zyrtar – gjashtë zyrtarët komunalë të Istogut deklarohen të pafajshëm

Aktakuza për korrupsion, konflikt interesi dhe falsifikim i dokumentit zyrtar –  gjashtë zyrtarët komunalë të Istogut deklarohen të pafajshëm

Gjashtë zyrtarët komunal të Istogut, Jashar Blakaj, Rrustem Gashi, Rexhep Blakaj, Elfete Blakaj, Isa Hoxha dhe Besart Dreshaj, janë deklarohen të pafajshëm përballë akuzave për keqpërdorim të detyrave zyrtare, konflikt interesi si dhe falsifikim i dokumentit zyrtar.

Në seancën fillestare të së hënës, në Gjykatën Themelore në Pejë, të akuzuarit e lartcekur u deklaruan të pafajshëm, të cilët Prokuroria e Pejës po i ngarkon më akuzat si keqpërdorim të detyrave zyrtare, konfikt interesi si dhe falsifikim i dokumentit zyrtar.


Fillimisht, në seancën mbrojtësi i të akuzuarës Elfete Blakaj, avokati Sali Mekaj, propozoi që të veçohet procedura për të mbrojturën e tij, pasi që sipas aktakuzës, veprat e saj nuk kanë të bëjnë me të pandehurit e tjerë dhe veprat e të tjerëve nuk kanë të bëjnë me të mbrojturën e tij.

Lidhur me këtë, prokurorja e shtetit Lumturije Vuqetaj, tha se gjykata është kompetente lidhur me veprimet e veçimit apo bashkimit të procedurës, e që një propozim të tillë ia la në vlerësim gjykatës.

Më pas, kryetari i trupit gjykues Murat Hulaj, konstatoi se kompetenca lëndore kish më qenë në Departamentin e Përgjithshëm, sa i përket durueshmërisë, mirëpo sipas tij, si e tillë, është ranguar në kuadër të Departamentit për Krime të Rënda, por nëse ekziston përsëri arsye lidhur me këtë rrethanë ai tha se do ta vlerëson prapë.

Tutje, pasi që palët propozuan që aktakuza të konsiderohet e lexuar, me këtë u pajtua edhe prokurorja Vuqetaj.

Më pas, të akuzuarit Jashar Blakaj, Rrustem Gashi, Rexhep Blakaj, Elfete Blakaj, Isa Hoxha dhe Besart Dreshaj, secili veç e veç, deklaruan se nuk ndjehen fajtor lidhur me akuzat që i ngarkojnë ata.

Pas kësaj, gjyqtari Hulaj, të akuzuarit i njoftoi lidhur më kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, ku dhe caktoi seancën e shqyrtimit të dytë me 25 nëntor të këtij viti.

Ndryshe, aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, me 7 shtator 2022, po i ngarkon Jashar Blakaj, Rrustem Gashi, Rexhep Blakaj, Elfete Blakaj, Isa Hoxha dhe Besart Dreshaj, për veprat penale “Keqpërdorim të detyrave zyrtare”, “Konflikt interesi” si dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Jashar Blakaj, Rrustem Gashi, dhe Rexhep Blakaj, më 16 tetor 2020, në objektin e Komunës së Istogut, duke vepruar si bashkëkryes dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër në shumën që tejkalon 5 mijë euro.

Sipas akuzës, i pandehuri Jashar si drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis, ndërsa i pandehuri Rexhep si udhëheqës i Sektorit për Planifikim dhe Rregullim Urban, gjersa i pandehuri Rrustem si zyrtar për Planifikim Hapësinor dhe Ndërtim, lëshojnë vendim për leje për ndërtimin e ndërtesës shumë banesore dhe afariste me erazhitet B+P+5K për subjektin ekonomik “NNT NOKI”, me pronar/investitor Arbnor Nurqaj dhe atë në kundërshtim me nenin 3,17, dhe 18 të Ligjit për Ndërtim, Planit Rregullues Urban “Istogu”.

Me çka kanë kryer në bashkëveprim veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par.2 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

Tutje, sipas aktit akuzues, nga data 28 shtator 2020, gjerë me datë 04 nëntor 2020, në Komunën e Istogut, të pandehurit tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër në shumën që tejkalon 5 mijë euro.

Ku sipas akuzës, në drejtorinë e lartcekur, fillimisht subjekti ekonomik “Euro Stil”, me pronar/investitor Shefqet Kabashi, dhe Ylber Blakaj, ia lëshojnë kushtet ndërtimore me nr 11-95/20 me etazhitet B+P+5K+KT, e më pas edhe lejen ndërtimore për ndërtim dhe atë në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim.

Gjithashtu sipas akuzës, me 14 dhjetor 2020, të pandehurit lëshojnë leje ndërtimi si të cekur më lartë, për objektin banues me bashkëpronësi me etazhitet S+P+2K, për subjektin ekonomik “Beni SH.P.K”, me pronar/investitor Agron, Arben, dhe Ardian Nimanaj në kundërshtim me ligjin.

Sipas akuzës, të njëjtit me 20 prill 2021, duke tejkaluar kompetencat e tyre dhe me qellim të përfitimit të dobisë pasurore e atë në 5 mijë euro, lëshojnë vendim për leje ndërtimi për ndërtesë me shumë njësi banimi me afarizëm me etazhitet P+4K+KT për subjektin ekonomik “Sëiss LB Invest”, me pronar/investitor Visar Blakaj, me të cilin investitorit ia lejojnë rritjen e etazhitetit në të njëjtin objekt duke ia mundësuar përfitimin e dobisë pasurore përmes rritjes së etazhitetit për dy kate, krejtësisht në vlerë invesive prej 862,877.31 euro.

Gjithnjë sipas akuzës, nga 12 prill 2021, gjerë me 26 prill 2021, si në të lartcekurat, lëshojnë vendim për caktimin e kushteve ndërtimore për investitorin Osman Kraja, për ndërtimin e ndërtesës shumë banesore dhe afariste me etazhitet B+P+2K me mundësi të vazhdimit, për investitorin Osman Kraja, në kundërshtim më ligjin.

Përsëri, me 28 maj 2021, në të njëjtin vend të pandehurit lëshojnë vendim për leje ndërtimi të ndërtesës shumë banesore dhe afariste P+5K+KT, për subjektin ekonomik “Strandard SH.P.K”, me pronar Selamet Januzaj, kundër ligjit, dhe përkundër faktit se ngastra kadastrale ndodhet në bllokun ku nuk ka të përcaktuar dhe zona në fjalë është konstatuar banim i përzier dhe hapësirë zgjerimi në të ardhmen, duke i lejuar përftimin e pasurisë me rritjen e sipërfaqes së etazhitetit për katër kate dhe zbatimin e projektit me vlerë prej 2,805,008.05 euro.

Me çka në bashkëveprim kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”, nga neni 414 par.2 lidhur me par 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, e pandehura Elfete Blakaj, me 21 shtator 2018, në objektin e Komunës së Istogut, në cilësi të personit zyrtar, përgjegjëse për Mjedis pranë Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis, merr pjesë personalisht në çështje zyrtare për të cilën e ka ditur se një anëtar i familjes së saj ka interes financiar.

Tutje në aktakuza thuhet se e pandehura si përgjegjëse për mjedis pranë drejtorisë në fjalë, subjektit ekonomik “Euro Stil” SH.P.K, në të cilën bashkëpronar është Ylber Blakaj, kunati i të pandehurës, ia lëshon dhe nënshkruan lejen mjedisore me të cilën investitorit i njihet e drejta e lejes mjedisore për ndërtimin e objektit afaristo-banesor me etazhitet B+P+5K.

E pandehura në fjalë gjithashtu, me 5 gusht 2019, në të njëjtin vend, subjektit ekonomik “Euro Stil”, SH.P.K, kunatit të saj ia lëshon dhe nënshkruan lejen mjedisore me të cilën investitorit i njihet e drejta e lejes mjedisore për ndërtimin e objektit afaristo-banesor me etazhitet S+P+4+KT.

Përsëri, me 15 tetor 2020, e pandehura të njëjtit subjekt i lëshon dhe i nënshkruan lejen mjedisore më të cilën investitorit i njihet e drejta e lejes mjedisore për ndërtimin e objektit afaristo-banesor me etazhitet B+P+5+KT.

Për çka thuhet se ka kryer në vazhdimësi veprën penale “Konflikt Interesi”, nga neni 417 par.1 e lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Isa Hoxhaj dhe Rrustem Gashi, me 27 korrik 2018, në objektin e Komunës së Istogut, duke vepruar si bashkëkryrës dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare tejkalojnë kompetencat e tyre me qellim të përfitimit të dobisë pasurore për Planifikim Urban dhe Mjedis, ndërsa i pandehuri Rrustem si zyrtar për Planifikim Hapësinor dhe Ndërtim pranë kësaj drejtorie, lëshojnë lejen ndërtimore për ndërtim të objektit afarist-banesor “Blloku C”, me etazhitet S+P+5K, për subjektin ekonomik “Graniti SH.P.K.” me pronar Ismet Loshi, e duke vepruar në kundërshtim me ligjin.

Për çka thuhet se kanë kryer në bashkëveprim vepër penale “Keqpërdorim i pozitës spo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 par.2 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, te pandehurit Besart Dreshaj, Rexhep Blakaj dhe Rrustem Gashi, me 28 qershor 2019, I pandehuri Besart si drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe  Mjedis, i pandehuri Rexhep si udhëheqës i atij sektori, ndërsa i pandehuri Rrustem si zyrtarë në këtë drejtori, lëshojnë vendim për leje ndërtimi për projekt afaristo-banesor “Blloku D”, me etazhitet S+P+6+KT, për subjektin ekonomik “Graniti SH.P.K. me pronar Ismet Loshi, duke vepruar në kundërshtim me ligjin.

Me 10 prill 2019, të njëjtit lëshojnë vendim për leje ndërtimore për ndërtesë banimi, për investitorin Rifat Miranaj, duke vepruar në kundërshtim me ligjin, si dhe lejojnë zbatimin e projektit në vlerë prej 671,089.18 euro.

Për çka thuhet se në bashkëveprim kanë kryer veprën panele “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”, nga neni 414 par.2 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Rexhep Blakaj, me 12 nëntor 2019, në vendin e njëjtë, si udhëheqës i sektorit për Planifikim dhe Rregullim Urban, merr pjesë personalisht në çështje zyrtare për të cilën ka qenë në dijeni se një anëtar i familjes ka interes financiar, e ku i pandehuri me rastin e vendosjes sipas kërkesave për ndërtesë afaristo-banesore për lejimin e vazhdimit të ndërtimit nga B+P+4+KT në etazhitet B+P+6+KT për investitorin “Sëiss LB Invest” , me investitor Visar Blakaj, dhe i njëjti merr pjesë në nënshkrimin e lejes ndërtimore.

Gjithashtu nga data 19 qershor 2018, e gjer me 16 tetor 2020, i pandehuri merr pjesë personalisht në personalisht në çështje zyrtare për të cilën ka qenë në dijeni se një anëtar i familjes ka interes financiar, për investitorin Arbnor Nurqaj, nënshkruar kushtet dhe lejen ndërtimore për ndërtimin e objektit afaristo-banesor, ku menaxher i projektit kishte qenë djali i të pandehurit, Faton Blakaj.

Me datë 26 prill 2021, i pandehuri duke vendosur sipas kërkesës për investitorin “FNO-KRAJA”SH.P.K (Dominor Fetahu pronar i pronës), nënshkruan lejen ndërtimore për ndërtimin afaristo-banesor, ku është konstatuar se studio projektuese punojnë djemtë e tij menaxher I projektit Faton Blakaj, dhe aksionar djali i vëllait Kushtrim Blakaj dhe djali i tij Arian Blakaj.

Gjithashtu me 21 shkurt 2019, e gjerë me 28 mars 2019, i pandehuri, për Rifat Miranaj, lëshon kushtet dhe lejen ndërtimore edhe përkundër që i njëjti ka qenë në dijeni se projekti është hartuar nga studio “Arch-Art”, ku janë të punësuar djemtë e tij, gjersa në kërkesën për leje ndërtimi është konstatuar se menaxheri i projektit Faton Blakaj, i cili është djali i të pandehurit Rexhep, e po ashtu i njëjti objekt është ndërtuar nga subjekti ekonomik “AR-Beton”, ku është bashkëaksionar djali i tij Arijan Blakaj dhe djali i vëllait, Kushtrim Blakaj.

Me çka thuhet në aktakuzë se në vazhdimësi ka kryer vepër penale “Konflikt interesi”, nga neni 417 par.1 e lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Rrustem Gashi, me datë 12 nëntor 2019, si zyrtarë i tejkalon kompetencat e tij sipas pozitës që bartë duke vë nënshkrimin e tij në vendimin për leje ndërtimore për investitorin SH.P.K “Sëiss LB Invest”, në vend të drejtorit duke nënshkruar për drejtorin Besart Dreshaj edhe përkundër që nuk ka qenë i autorizuar për një veprim të tillë.

Përsëri më 2 nëntor 2018 dhe 13 maj 2020, ai vë nënshkrimin e tij në vendimet për leje ndërtimore për investitorin “Graniti SH.P.K”, në vend të drejtorit edhe përkundër që nuk ka qenë i autorizuar për një veprim të tillë.

Ndërsa më 22 qershor 2020, ai përsëri vë nënshkrimin e tij në vendimin për leje ndërtimore për investitorin N.T.SH. “B.P Bala- Petrol” me pronar Nexhdet Balaj, në vend të drejtorit, duke dhënë lejen ndërtimore dhe duke lëshuar vendim për leje ndërtimore.

Për çka thuhet se ka kryer vepër penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, nga neni 427 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së, raporton betimiperdrejtesi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori