Aksioni i MPB-së, DAP dhe ISHT: Mbyllen objekte hotelierike, kapen persona pa certifikatë vaksinimi, moslëshim i faturave fiskale
Më datë 11.12.2021 rreth orës 01:00 në aksion të përbashkët të koordinuar të Byrosë për siguri publike – Departamenti i Policisë Kriminale, SPB Shkup – Njësiti policor për intervenim, inspektorët e delikuencës për të mitur, Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, është kryer kontroll aksion në disa objekte (disko dhe klube nate) për të cilat kishte informacione se kishte parregullsi në funksionimin e tyre, si moslëshimi i faturave fiskale, moslejimi i personave pa certifikatë vaksinimi, mosrespektimi i protokolleve për ballafaqim me Covid-19, prania e të miturve në ambiente, mungesa e licencave për personelin e sigurisë…
Gjatë kontrollit u konstatua: Në një objekt hoteliere në rrugën “Jordan Mijalkov”, gjatë kontrollit të kryer nga DAP, është konstatuar se nuk janë lëshuar fatura fiskale. Njësia e Policisë së Ndërhyrjes ka ndaluar pesë persona pa letërnjoftim, ka konstatuar dy persona me certifikatë vaksinimi të falsifikuar dhe 15 persona pa çertifikatë vaksinimi, si dhe ISHT ka përpiluar kallëzim për personat e gjetur në objekt pa certifikatë vaksinimi me çka do tu lëshohet urdhërpagesa për kundërvajtje, ndërsa objekti është i mbyllur përkohësisht.
Në një objekt hotelerie në stacionin e ri hekurudhor, gjatë kontrollit në objekt, është konstatuar se nëntë persona nuk kanë certifikatë vaksinimi,ndërsa është identifikuar edhe një i mitur. Nga ISHT është konstatuar se ka parregullsi në qarkullimin e parave të gatshme për të cilat do të gjobiten. ISHT konkludoi gjithashtu se godina nuk është në përputhje me ligjin për duhanpirjen, mosrespektimi i protokolleve shëndetësore, konstatohen persona pa certifikatë me çka do të merren masa për hkeljet e konstatuara duke lëshuar urdhërpagesa kundërvajtëse.
Në një objekt hoteliere që ndodhet në rrugën “Anastas Mitrev”, gjatë kontrollit të kryer nga DAP janë konstatuar disa parregullsi, përkatësisht është konstatuar diferencë në pagesën me para të gatshme, gjegjësisht moslëshim të faturave fiskale. Anëtarët e MPB-së kanë konstatuar se gjashtë persona nuk kanë certifikatë vaksinimi, si dhe tre persona që kanë qenë roje kanë qenë pa licencë të duhur për të punuar, si dhe ISHT ka përpiluar një raport për personat e gjetur në objekt pa certifikatë vaksinimi me çka do merren masa kundër tyre, ndërsa objekti është mbyllur përkohësisht.
Në një objekt hotelerie në rrugën 8 Shtatori, gjatë kontrollit të kryer nga DAP, është konstatuar qarkullim i paregjistruar, pra mos lëshim faturash fiskale dhe punonjësit e policisë kanë konstatuar se dy persona nuk kanë certifikatë vaksinimi, nga ana e ISHT-së për personat e konstatuar pa certifikatë është është përpiluar procesverbal dhe në pajtim me ligjin do të lëshohen urdhërpagesa për kundërvajtje, ndërsa objekti është i mbyllur përkohësisht./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron