LAJMI I FUNDIT:

Aksioni “Brezovica 6”, policia jep detaje

Aksioni “Brezovica 6”, policia jep detaje
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar aksionin “Brezovica 6”, ku janë arrestuar 7 persona.

Lidhur me këtë rast policia përmes raportit 24 orësh ka shpalosur detaje nga aksioni.

“Në lidhje me rastin më 21.09.2022 janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj  kosovar nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale”, thuhet në raport.


Policia njofton se gjatë kontrollit në dhjetë lokacione të ndryshme (Prishtinë dhe Podujevë),  janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale; dy pistoleta, gjashtë vetura, pesë llap-top, dy hard-disk, 15 USB, tri vula dhe dokumente të ndryshme.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin ka dhënë detaje dje edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt, ku ka njoftuar se personat e arrestuar janë ndaluar në në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori