LAJMI I FUNDIT:

Përfundon aksioni “Brezovica 6” – prokuroria tregon se çka u konfiskua

Përfundon aksioni “Brezovica 6” – prokuroria tregon se çka u konfiskua

Ka përfunduar aksioni policor “Brezovica 6”, i cili u zhvillua mëngjesin e së mërkurës në 11 lokacione në Prishtinë, Podujevë e Fushë Kosovë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.


Ndërsa, gjatë kontrollit tek personat e dyshuar, në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

Gjatë kontrollit te i dyshuari B.L., janë gjetur dhe sekuestruar: certifikatë e pronësisë (10 fletë), skicë (një fletë) dhe telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri.

Gjatë kontrollit te i dyshuari Sh.Sh., janë gjetur dhe sekuestruar: dy telefona Samsung, Loptop HP si dhe dokumente të ndryshme.

Gjatë kontrollit te i dyshuari G.B., janë gjetur dhe sekuestruar: telefon Samsung me dy kartela sim card, hard disk USB 2.0 me mbishkrim SATA, hard disk Apacer, kompjuter laptop i markës Lenovo, kompjuter laptop i markës Dell dhe kompjuter laptop i markës Acer.

Gjatë kontrollit te i dyshuari B.G., janë gjetur dhe sekuestruar: revole me nr serik 54A 040356, nëntë fishekë të cal. 45 mm, dy karikatorë të revoles dhe kallf i revoles.

Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., është gjetur dhe sekuestruar: telefon IPHONE 7,  ngjyrë e zezë.

Gjatë kontrollit te i dyshuari L.V., janë gjetur dhe sekuestruar: telefon Iphone 13, ngjyrë hiri, laptop “Apple”, dokumente, certifikata Kadastra 3 faqe, kopje Plani 20 faqe, kontrata të trojeve Brezovicë 27 faqe, kontrata Trojeve, 30 faqe, kontrata Fasikell e Kuqe 16 faqe, Mg Energy –MG HC Brezovica-Maktos Group HC Brezovica, tri Vula, USB dhe një Sd Card dhe vetura Mercedes G class, ngjyrë e zezë.

Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., janë gjetur dhe sekuestruar: pistoletë “Zervena Zasatava me nr serik 1947, karikator dhe 7 fishekë te cal. 7.62 mm, veturë Toyota, veturë “Mercedes G class”, telefon Iphone 13 pro, tri kartela bankare dhe dokumente të ndryshme.

Gjatë realizimit të kontrollit te i dyshuari G.S., në dy lokacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi: veturë Mercedes Benz S500, Një veturë Toyota Land Cruiser, Librezë e veturës, Librezë e veturës, Telefon Iphone 12 Mini dhe shtëpizë e kompjuterit HP, ngjyrë e zezë.

Ndërsa, në shtëpinë e dy të dyshuarve G.S., dhe S.S., gjatë kontrollit në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë: veturë Mercedes AMG, librezë e veturës, kontratë mbi shitblerjen e veturës LAND ROVER dhe çelës ngjyrë e zezë me te bronztë për ndezjen e automjetit Mercedes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori