LAJMI I FUNDIT:

Aksion solidar i radhës i „Protestoj“: Ankand i pllakateve laramane

Aksion solidar i radhës i „Protestoj“: Ankand i pllakateve laramane

Nga kjo iniciativë qytetare paralajmërojnë se në procedurë është hapja e xhiro llogarive në të cilën qytetarët do të mund të bëjnë donacione në para, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përpos aksionit në kafenenë „Izlet“ në të cilin qytetarët dhuruan 15.528 euro për përkrahje të demonstruesve të Revolucionit laraman të cilët ballafaqohen me kallëzime penale, demonstruesit paralajmërojnë edhe aktivitete tjera për grumbullim të mjeteve financiare, lajmëron agjencia Meta.


Njëri nga aksionet e radhës do të jetë ankandi i pllakateve me personazhet e politikanëve të cilët u ngjyrosën nga ana e demonstruesve në protesta: presidenti Ivanov, ministrja Gordana Jankulloska dhe ish kryeministri Gruevski./Telegrafi/