LAJMI I FUNDIT:

Aksion rajonal i Interpol: Arrestohen 14 persona, konfiskohen armë, eksploziv, drogë dhe ar

Aksion rajonal i Interpol: Arrestohen 14 persona, konfiskohen armë, eksploziv, drogë dhe ar

Nga 17 deri më 19 prilli, në operacionin rajonal të quajtur “Balkan Trigger”, udhëhequr nga Sekretariati i përgjithshëm i Interpol, drejtuar kundër tregtisë joligjore me armë zjarri në shtetet e Ballkanit perëndimor, janë arrestuar 14 persona dhe janë konfiskuar mjete shpërthyese, armë dhe municion, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Rreth 40 copë armë zjarri, 6 kg mjete shpërthyese, 11 granata dore dhe 1300 copë municion i ndryshëm u konfiskua gjatë aksionit Balkan Trigger, i cili zgjati 48 orë dhe i cili u realizua nga ana e 5000 policëve të dislokuar në shtetet që ishin pjesë e këtij operacioni, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Serbia, Sllovenia dhe Mali i Zi. Për shkak të shqetësimit të zmadhuar për situatën me tregtinë e palejuar me armë zjarri në rajonin ballkanik të Evropës, që shfrytëzohet për sulme terroriste, faktori kyç për realizimin e këtij operacioni të Interpol është vendosja e rrjetit të fuqishëm për luftimin më efikas të këtij lloji të kriminalit“, njofton MPB.


Rreth 43.000 persona janë ndaluar në kalimet kufitare, rrugët tranzitore dhe në vendet e posaçme për kontroll, përgjatë tërë rajonit, me më shumë se dy milionë kontrolle të kryera në bazën e të dhënave të Interpol, përfshi edhe bazat për personat në kërkim, dokumentet e humbura dhe të vjedhura.

– Sulmet e paradokohshme terroriste, si në Evropë ashtu edhe anembanë botës, ku kryesisht përdoren armët e zjarrit, treguan që nevojitet të kryhet një kontroll më efikas – theksoi në adresimin e tij Tim Morris, drejtori ekzekutiv i Interpol.

Po ashtu gjatë operacionit u konfiskuan edhe 52 kilogramë marihuanë, 14,5 kilogram ar dhe 250.000 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori