LAJMI I FUNDIT:

Aksion i madh policor në Kumanovë, janë arrestuar 36 persona

Aksion i madh policor në Kumanovë, janë arrestuar 36 persona

Oficerët policor nga Sektori për punë të brendshme në Kumanovë në koordinim me policët nga Sektori për luftë kundër krimit të organizuar dhe serioz dhe Sektorit për punë kufitare dhe migracion, më 23/24.09.2016 pas urdhrit të dhënë nga Gjykata themelore në Kumanovë është kryer bastisje e shtëpisë në pronësi të Q.A. (46) nga Shkupi, kur dhe është konstatuar se në hapësirën ndihmëse e cila është regjistruar si “stallë” janë gjetur 35 emigrantë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur vetëm i biri R.A. (18), i cili është arrestuar, ndërsa babai i tij akoma është në kërkim për vepër penale “trafikim i emigrantëve”. Përpos emigrantëve që janë gjetur në stallë, në fshatin Llojan janë gjetur dhe arrestuar edhe О.K.(25) dhe M.D. (40) nga Afganistani, S.S. (33), N.А. (18), А.А. (19) dhe А.М. (20) të gjithë nga Pakistani, për të cilët ekzistojnë dyshime se në mënyrë të paligjshme e kanë mbajtur L.M. nga Siria së bashku me katër fëmijët e saj dhe H.U. po ashtu nga Siria me dy fëmijët e saj.


Kundër djalit dhe babait do të dorëzohet padi penale nga Prokuroria publike për luftë kundër krimit të organizuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori