Për herë të parë, disa nga akterët përgjegjës për mjedisin, do të bashkohen për të realizuar një aksion të madh pastrimi, i cili do të rezultojë me largimin e një deponie të madhe të mbeturinave në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës.
Banorët e këtij fshati tash e disa vite kanë ‘bashkëjetuar’ me një deponi të tillë, ku shpeshherë edhe i kanë djegur mbeturinat, duke shkaktuar ndotjen e ajrit. Të hënën në orën 09:00, me 9 Maj, për nder të “Ditës së Evropës”, Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, përkatësisht Drejtorinë e Shërbimeve Publike, me ndërmarrjen “Pastrimi” dhe Kompaninë për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë (KMDK), do të largojnë një nga deponitë më të madhe të mbeturinave në kryeqytet, që gjendet në fshatin Bardhosh, pastrimi i së cilës do të bëhet me eskavator.
Ndërmarrja “Pastrimi” do të ndihmojë aksionin, duke ofruar makinerinë për largimin e mbeturinave, ndërsa KMDK, nuk do të faturojë largimin e mbeturinave nga deponitë ilegale, të cilat do të dërgohen nëpër vendet ku janë deponitë legale.
Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” u bënë thirrje banorëve të fshatit Bardhosh, që t’i bashkohen këtij aksioni, duke u mobilizuar bashkë me ne për largimin e asaj deponie.
Sipas një komunikate të Inciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, ky aktivitet nuk do të jetë i vetmi për nder të 9 Majit, “Ditës së Evropës”. Aksioni i radhës do të realizohet nga ora 11:00, ku vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, në bashkëpunim me punëtorët e Muzeut të Kosovës, do të pastrojnë parkun e muzeut, në të cilin do të mbjellin pastaj drunj dekorativ, të njohur si “Pauloënia”.
Aktivitetet për nder të 9 Majit, do të përmbyllen me pjesëmarrje në aktivitetin e organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i cili do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 13:30.
Agjenda për 9 Maj, “Ditën e Evropës”
09:00 – Aksion pastrimi në fshatin Bardhosh, Komuna e Prishtinës
11:00 – Aktivitete në bashkëpunim me punëtorët e Muzeut të Kosovës (Parku përballë Muzeut).
13:30 – Aktivitete në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë ( Sheshi “Zahir Pajaziti”).
Ftohen të gjitha mediat, që të përcjellin këto aktivitete që do të mbahen për nder të “Ditës së Evropës”, me datën 9 Maj, ditën e hënë. /KosovaPress/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend