Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2-1.

Fillimisht ishin baskët që shënuan me Inaki Williams, pas një kundërsulmi të bukur.


Barcelona barazoi rezultatin me Pedrin, i cili shënoi me kokë nga afër.

Goli i epërsisë së Barcelonës erdhi pas një aksioni model.

Messi nisi aksionin që pasoi te Pedri, i cili me një pasim fantastik me thembër gjen argjentinasin që shënon me lehtësi për 2-1.

Një ndeshje e bukur po del të jetë kjo mes Bilbaos dhe Barcelonës./Telegrafi/

telegrafi sport app