LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet autobusi kosovar në Gjermani, lëndohet lehtë shoferi

Aksidentohet autobusi kosovar në Gjermani, lëndohet lehtë shoferi

Një autobus nga Kosova është aksidentuar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Duseldorfit në Gjermani, ndërkaq përveç shoferit që është lënduar lehtë, nuk raportohet për të lënduar tjerë.

Kështu njofton mediumi gjerman “RP Online”, ndërsa aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 18:00.


Autobusi i përket kompanisë “Barileva Turist”, ndërkaq është përplasur me një tramvaj.

“Tramvaji doli nga shinat dhe shoferi i autobusit është plagosur lehtë”, ka konfirmuar Policia, ndërsa nuk është raportuar për të tjerë të lënduar. /Telegrafi/