LAJMI I FUNDIT:

Aksidentoi dy persona për vdekje, gjykata merr vendim për shoferin

Aksidentoi dy persona për vdekje, gjykata merr vendim për shoferin

Gjykata Themelore e Prizrenit, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me iniciale D.A. nga fshati Sojevë, Komuna e Ferizajt.

Sipas njoftimit të Gjykatës, thuhet se i pandehuri me inicialet e lartpërmendura dyshohet se duke e drejtuar automjetin transportues (kamionin të markës “Kenoworth”, që është në pronësi të kompanisë “Bechtel Enka”), kur arrin në vendin kritik ndërmerr veprimin për të lëvizur prapa pa u siguruar që mund të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.


Kështu, ai “ndërpret rrugën – shiritin lëvizës të veturës VW Golf 5, i cili në ato momente ishte duke lëvizur nga Prizreni në drejtim të Gjakovës në shiritin e vet qarkullues dhe në këtë mënyrë vije deri tek goditja e automjetit me kamionin dhe si pasojë, drejtuesi i automjetit VW Golf 5 me iniciale A.E. si dhe pasagjeri në të njëjtin automjet, nga lëndimet e pësuara trupore ndërrojnë jetë në vendin e ngjarjes”, thotë Gjykata Themelore e Prizrenit.

Me këtë veprim, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “rrezikimi i trafikut publik” nga neni 378 par.9 lidhur me par.6 të KPRK-së. Masa e paraburgimit ndaj të pandehurit do të llogaritet prej datës së arrestimit 10.12.2017, dhe do të zgjasë deri më datën 10.01.2018.

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori