LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet këmbësorja në Artanë

Aksidentohet këmbësorja në Artanë
Foto: Ilustrim

Një femër e kombësisë serbe është aksidentuar nga një veturë në lëvizje.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:45 fshatin Kufcë, Artanë.


Siç thuhet në raport, si pasojë e lëndimeve viktima fillimisht dërgohet në spitalin rajonal të Gjilanit e më është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërkaq, i dyshuari pas arrestimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/