Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot rreth orës 11:10 në aksin Panaja-Novosel, në vendin e quajtur “Shamogjin”.

Automjeti i drejtuar nga një 34-vjeçar ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor të një banese. Për pasojë të plagëve të marra, drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë në spital, ku më pas ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si shtetasi Albano Hoxha.


Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. /Tch/