LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në Llaskarcë, dy pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Aksidenti në Llaskarcë, dy pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me gjendjen personave të lënduar nga aksidenti tragjik që ndodhi në rrugën Tetovë-Shkup më 13 shkurt, informon se për momentin në spitalin e përgjithshëm të qytetit ndodhen tetë pacientë, nga të cilët njëri është në gjendje të rëndë dhe po mjekohet në njësinë e kirurgjisë, ndërsa pacientët tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa në lidhje me gjendjen e pacientëve të lënduar të cilët janë shtruar në Klinikën për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv, për momentit po trajtohen tre pacientë, prej të cilëve një është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të stabile.


Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në Klinikën Universitare për Neurologji ka edhe një paciente e cila është në gjendje stabile./Telegrafi/