Aksidenti me fatalitet në Prishtinë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje bashkatdhetari nga Gjermania

Një person ka humbur jetën ditën e premte në rrugën "Edmond Hoxha", përballë Sallës “1 Tetori” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Lidhur me rastin, Policia përmes raportit 24-orësh ka dhënë disa detaje, ku njofton se i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është një bashkatdhetar nga Gjermania.
"Është arrestuar i dyshuari shqiptar-shtetas i Gjermanisë, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksidentin duke goditur motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes", ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/08/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































