LAJMI I FUNDIT:

Aksident zinxhiror në Gjermani mes pesë kamionëve, një prej tyre transportonte materie të rrezikshme – humbin jetën dy persona

Aksident zinxhiror në Gjermani mes pesë kamionëve, një prej tyre transportonte materie të rrezikshme – humbin jetën dy persona

Të paktën dy persona humbën jetën në një aksident zinxhiror mes kamionit dhe disa mjeteve tjera motorike, në afërsi të qytetit gjerman Magdeburg.

Incidenti ndodhi rreth orës 12:15, kur shoferi i kamionit që transportonte materie të rrezikshme goditi tre kamionë tjerë, e më pas kamionin e pestë i ngarkuar me kontejner me azot, transmeton Telegrafi.


Pas përplasjes ka ndodhur një aksident zinxhiror, ku nga përplasja e fuqishme kamionët u përfshinë nga zjarri dhe u zgjerua deri te ai që transportonte materie të rrezikshme.

Bombolat me gaz që ishin ngarkuar kanë filluar të shpërthejnë njëra pas tjetrës, e një re tymi të zi u ngrit në qiell, derisa shoferët vraponin për t’i shpëtuar më të keqes.

Disa vetura që ishin afër u dëmtuan, kurse Bild raporton se policia nuk ka mundur për disa minuta t’i afrohej vendit të ngjarjes për shkak të rrezikut të madh.

Të paktën dy shoferë kamioni humbën jetën, kurse një tjetër ka pësuar lëndime të rënda. Nga policia bëjnë të ditur se kanë frikë se do të gjejnë edhe trupa tjerë të pajetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Kalo në kategori