Aksident trafiku në rrugën "Tirana" në Gjakovë, lëndohet një këmbësore

Para pak minutave në rrugën "Tirana" në Gjakovë, apo siç njihet ndyrshe rruga Transite, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e lënduar një këmbësore, e cila është goditur nga një makinë, derisa po kalonte rrugën.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, Albin Sahatqija, Komandant i Njësisë së Trafikut Rajonal të Policisë në Gjakovë, i cili ka thënë se personi i lënduar aktualisht është duke marrur trajtim mjekësor.
"Para pak çastesh në rrugën "Tirana" ka ndodhur një aksident trafiku, ku një këmbësore pasi është goditur nga një makinë ka pësuar lëndime trupore, por që nga vizitat mjekësore që e lënduara ka kryer bëhet e ditur që ajo tashmë është jashtë rrezikut për jetë.", tha Sahatqija.
Sahatqija ndër të tjera shtoi që Policia menjëherë ka dalur në vendngjarje, dhe që Policia së bashku me Prokurorin në detyrë po merren me çështjen e aksidentit në fjalë. /Telegrafi/

















































