LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Prizren, dy të lënduar

Aksident trafiku në Prizren, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar të martën si rezultat i një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur në rrugën “De Rada” në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas hetuesve të trafikut, thuhet se një shofer i cili në momentet kritike po e drejtonte automjetin “Volkswagen Polo” e humb kontrollin mbi veturën, me ç’rast nga shiriti i djathtë kalon në të majtin dhe fillimisht me pjesën frontale të veturës e godet një çiklist, më pas përplaset në një veturë të llojit “Renault” që ishte e parkuar dhe më tej në një veturë tjetër të llojit “Volkswagen Golf “ po ashtu e parkuar.


Si pasojë e këtij aksidenti, çiklisti dhe shoferi i dyshuar pësojnë lëndime trupore të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.