LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Gjakovë, lëndohet motoçiklisti

Aksident trafiku në Gjakovë, lëndohet motoçiklisti
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur ndërmjet një veture dhe një motoçiklete në dalje të Gjakovës, ku si pasojë ka pësuar lëndime trupore drejtuesi i motoçikletës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Albin Sahatçia, shef i Departamentit të Trafikut për rajonin e Gjakovës.


“Para një ore ka ndodhur një aksident ndërmjet një veture dhe motoçiklete. Aksidenti ka ardhur për shkak të mosmbajtjes së distancë anësore gjatë tejkalimit. Sipas pasoj të këtij aksidenti ka pësuar lëndime trupore drejtuesi i motoçikletës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka shtuar Sahatçia. /Telegrafi/