LAJMI I FUNDIT:

Aksident i tmerrshëm në Gjermani: Treni tërheq zvarrë qindra metra dy fëmijë, vdes njëri prej tyre

Aksident i tmerrshëm në Gjermani: Treni tërheq zvarrë qindra metra dy fëmijë, vdes njëri prej tyre

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në shtetin gjerman.

Dy fëmijë u goditën nga një tren mallrash në një linjë hekurudhore dhe u tërhoqën zvarrë për disa qindra metra në Recklinghausen, Gjermani.


Sipas policisë, një 10-vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa një tjetër 9-vjeçar ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital.

Sipas ministrit të Brendshëm të NRW, Herbert Reul (CDU), djali është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë, raporton bild.

“Djaloshi aktualisht nuk është më në rrezik për jetën pas një operacioni kirurgjik”, njoftoi policia gjermane.

Rruga midis Gladbeck-West dhe stacionit kryesor, Recklinghausen vazhdon të mbetet e mbyllur pas aksidentit të së enjtes mbrëma. /Telegrafi/