LAJMI I FUNDIT:

Aksident te konviktet, dy të lënduar

Aksident te konviktet, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 23 e 40, te konviktet në Prishtinë, si pasojë dy persona janë lënduar.

Vetura e tipit BMW, ka goditur një veturë tjetër të tipit Audi, pastaj semaforin.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe po merren me rastin.

Ndërkaq, nuk dihet se si ka ardhur deri te aksidenti.

Duhet theksuar se vetëm brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 81 aksidente, prej tyre një me fatalitet.

Sipas raportit policor, një aksident ka qenë me fatalitet, 30 me të lënduar dhe 51 aksidente janë raportuar me dëme materiale.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar 776 tiketa për vozitësit në trafik./Telegrafi