LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë trafiku në Australi, kamioni përplaset në autobusin e mbushur me nxënës – 45 të lënduar

Aksident i rëndë trafiku në Australi, kamioni përplaset në autobusin e mbushur me nxënës – 45 të lënduar

Në një aksident trafiku në juglindje të Australisë, ku u përplasën një autobus, në të cilin kishte fëmijë dhe një kamion, u lënduan 45 nxënës të shkollave fillore, 18 prej të cilëve u shtruan në spital.

Aksidenti ka ndodhur të martën në një nga periferitë perëndimore të Melburnit, transmeton Telegrafi.


Një automjet i rëndë është përplasur me një autobus shkollor që transportonte nxënës të shkollave fillore, pas së cilës autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Nga aksidenti mbetën të lënduar rëndë 18 nxënës, ndërsa të tjerëve iu dha ndihma mjekësore në vend dhe u dërguan në shtëpi.

“Fëmijët pësuan lëndime të rënda – prerje të rënda, fraktura dhe gjymtyrë të mavijosur, nëntë prej tyre u shtruan në spital në Melburn për trajtim urgjent kirurgjik, dhe tre fëmijë të tjerë pësuan lëndime të shtyllës kurrizore dhe do të operohen në një datë të mëvonshme”, tha drejtori i spitalit në Melburn, duke theksuar se gjashtë viktima të tjera të aksidentit, të moshave 5 deri në 11 vjeç, u transferuan në spitalin Sunshine dhe tre janë në gjendje kritike.

Policia e shtetit tha se drejtuesi i kamionit përgjegjës për aksidentin, u arrestua në vendngjarje dhe pritet të akuzohet për drejtim të rrezikshëm me pasoja të rënda. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori