LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Thumanë, shpëtojnë mrekullisht dy qytetarë nga Kosova

Aksident i rëndë në Thumanë, shpëtojnë mrekullisht dy qytetarë nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e së premtes në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Një automjet, i drejtuar nga një qytetar nga Kosova është përplasur me rrethrrotullimin e Thumanës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi si edhe pasagjeri, gjithashtu banues në Kosovë.


Dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ekspertët po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. /Telegrafi/