LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Skenderaj, vdes një pesë vjeçare

Aksident i rëndë në Skenderaj, vdes një pesë vjeçare
Foto: Ilustrim

Një fëmijë pesë vjeçar ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


“Sot rreth orës 14:20, në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Runikë të Skenderajt, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një (këmbësore) fëmijë i moshës pesë vjeçare ka vdekur, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe një këmbësore e moshës madhore”, tha ai.

Zahiti shtoi më tej se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Bazuar në hetimet fillestare në aksident ishin të përfshira dy automjete civile me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit njëra nga veturat del jashtë shiritit rrugor ku në trotuar godet dy këmbësoret të cilat me urgjencë ishin dërguar në QKMF- Skenderaj, me ç’ rast mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, pohoi ai.

Zahiti bëri të ditur se ngasësit e dy automjeteve të përfshira në aksident janë arrestuar, ku me aktvendim të Prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.  /Telegrafi/