LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në rrugën Shkup-Bllacë, dy persona të lënduar (Foto)

Aksident i rëndë në rrugën Shkup-Bllacë, dy persona të lënduar (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Shkup-Bllacë. Sipas dëshmitarëve okular aksidenti ka ndodhur rreth orë 13:40.

Në aksident kanë marrë pjesë dy vetura, një e markës “BMW” me targa të Tetovës dhe “Reno Clio” me targa të Kosovës.


Në vendin e ngjarjes kanë arritur pjesëtarët e policisë dhe vetura të Ndihmës së shpejtë.

Nga MPB për “Plus Info” informojnë se dy persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup.

Rruga drejt kufirit në Bllacë ka qenë e bllokuar./Telegrafi/