Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur në mes tri automjeteve ku lëndime kanë marr drejtuesit e tyre.

“Rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh, ka ndodhur një aksidet trafiku në mes të tri automjeteve”, tha Ahmeti.

Më tej ajo tha se si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona (drejtuesit automjeteve).

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjeksor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë ajo./Telegrafi/