LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Podujevë – një i vdekur dhe një i lënduar rëndë

Aksident i rëndë në Podujevë – një i vdekur dhe një i lënduar rëndë

Një person ka vdekur dhe një ka mbetur i lënduar rëndë si shkak i një aksidenti në Llapashticë të Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.


Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.

Borovci njoftoi se personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Qëndresa” në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura. Një person ka humbur jetën ndërkaq një tjetër është dërguar në QKUK, ku po vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti”, tha ai.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori