Një aksident i rëndë komunikacioni, ka ndodhur të shtunën pas mesnate në rrugën "Zahir Pajazaiti", në Podujevë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se nga ky aksident ka pasur të lënduar.


Ndërkaq sipas fotografive shihen veturat e shtypura mes vete.

Në vendngjarje ka dalë policia e cila është marrë me rastin, po ashtu edhe ambulanca.

Ndërkaq, për shkak të reshjeve të shiut, apelohet për kujdes të shtuar në komunikacion pasi rruga është e rrëshqitshme dhe mund të vie deri te fataliteti.

75166935 485588002035266 6821125596169371648 n

aksident 5