LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Kaçanik, treni godet kamionin

Aksident i rëndë në Kaçanik, treni godet kamionin

Në Runjevë të Kaçanikut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, me ç’rast treni ka goditur një kamion-mikser të betonit, i cili po kalonte mbi binarë.

Aksidenti, sipas dëshmitarëve, ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes këtë të premte.


Nuk është raportuar për persona të lënduar në këtë aksident. /Telegrafi/