LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë afër Suharekës, pesë të vdekur, prej tyre dy fëmijë (Video)

Aksident i rëndë afër Suharekës, pesë të vdekur, prej tyre dy fëmijë (Video)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para një ore në rrugën Suharekë-Duhle, në vendin Biraqë, në afërsi të Suharekës, kur një veturë është përplasur me një autobus, me ç’rast pesë persona kanë humbur jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, duke thënë se aksidenti ka ndodhur në pjesën e quajtur Biraq afër Suharekës.


“Rreth orës 13:21 minuta në magjistralen Suhareke – Duhël ka ndodhur një aksident i tmerrshëm komunikacioni me ç’rast kane humbur jetën pesë persona:tre të rritur dhe dy fëmijë”, ka njoftuar Berisha, përmes një postimi në Facebook.

“Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka shkruar Berisha.

Sipas zëdhënësit të Policisë, aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit BMW dhe një autobusi./Telegrafi/