LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Strellc të Deçanit, lëndohen pesë persona

Aksident strellc

Në fshatin Strellc të Deçanit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve dhe një kamioni.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 5 persona.


Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente.

“Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe po merren me rastin”, njoftoi Fadil Gashi./Telegrafi/