Aksident në Shkup, një veturë ka goditur një këmbësor


Sot (03.08.2024) në ora 00:40 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën që lidhë "Butelska" me bulevardin "Hristijan Todorovski Karposh" në Shkup, automjeti "Volkswagen" me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.K.(31) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin B.P.(36) nga Shkupi.
Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda të konstatuara në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”.
Në vendin e ngjarjes kontroll ka kryer ekipi policor nga SPB Shkup./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/03/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































