LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Prishtinë-Lipjan, lëndohet një person

Aksident në rrugën Prishtinë-Lipjan, lëndohet një person
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradë Prishtinë-Lipjan.

Si pasojë e këtij aksidenti ku janë përfshirë dy vetura, një person ka pësuar lëndime.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 09.01.2021, rreth orës 11:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prishtinë-Lipjan km i 6-të.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime. Njësia policore ka dal në vend-ngjarje dhe po merret me aksidentin”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/