LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Mbrëmjen e së hënës janë raportuar për aksidente të shumta komunikacioni në Kosovë.

Kjo po dyshohet se ka ndodhur edhe për shkak të reshjeve intensive të shiut që përfshinë vendin pasditen e së hënës.


Një i tillë u regjistrua edhe në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku janë aksidentuar tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti deklaroi për Telegrafin se si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar.

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar
Lexo po ashtu Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar

“Rreth orës 18:00, është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë  segmenti rrugorë në hyrje të  Vushtrrisë. Në aksident janë përfshirë  tri vetura, si pasojë  e aksidentit lëndime  kanë pësuar  tre persona të  cilët  janë  dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë”, tha Zahiti./Telegrafi/