LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Fushë Krujë-Vorë, dyshohet për një të vdekur dhe dy të plagosur

Aksident në rrugën Fushë Krujë-Vorë, dyshohet për një të vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

Mësohet se dy mjete janë përplasur “kokë më kokë”, pasi një mjet me targa të Kosovës ka hyrë në parakalim të gabuar.


Nga përplasja, ka mbetur i vdekur drejtuesi i njërit prej mjeteve, ndërsa janë plagosur tre të tjerë.

“Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. /Telegrafi/