LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Prishtinë, më saktësisht në afërsi të Institutit të Shëndetit Publik.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.


“Rreth orës 13:00 në afërsi të Institutit të Shëndetit Publik, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësore”, tha ajo.

Ahmeti ka bërë të ditur se me rastin po merret Njësiti i trafikut.

Ndryshe, vetëm në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku. /Telegrafi/