Aksident në Podujevë, lëndohen tre persona


Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Podujevë, ku si pasojë tre persona kanë pranuar tretman mjekësor.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30.
“Sot rreth orës 11:30 në rrugën 'Vëllezërit Frashri' në Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pranuar trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/05/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































