eksperti-banner

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, në afërsi të Fakultetit Juridik.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një veturë e tipit Golf 2.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ibraj ka thënë se nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar.

"Një aksident ka ndodhur tek Fakulteti Juridik në Pejë ku një autobus ka goditur një veturë të parkuar. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar vetëm dëme materiale", ka thënë Ibraj. /Telegrafi/

28167746 10155943102307870 8998444374945812928 n

28168478 10155943102302870 4663981867639364697 n

28277032 10155943102367870 6098229003651614414 n