Aksident në Mitrovicë, katër persona të lënduar


Katër persona, dy meshkuj dhe dy femra (të kombësisë serbe) kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 10:20 në rrugën “Nacionale”, në Leposaviq.
Sipas raportit të policisë, si pasojë e aksidentit personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.
“Raportohet aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe dy femra K/serbë. Si pasojë e aksidentit personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës. Me vendim të prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/12/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































