Aksident në Manastir, lëndohet një shtetas i Zvicrës


MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në Manastir, në të cilën një 24-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore.
"Me datë 18.11.2023 në ora 10:32 në SPB Manastir është raportuar se në kryqëzimin e rrugës "Partizanska" dhe rrugës "Todor Panica" në Manastir, A.J.(24) nga Zvicra, duke drejtuar motoçikletën me targa të Prilepit, ka humbur kontrollin dhe ra në rrugë.
Në aksident A.J. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin klinik Manastir.
Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga policia e SPB-Manastir", njoftojnë nga MPB./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/11/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































