LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Gjakovë, një person goditet nga një traktor

Aksident në Gjakovë, një person goditet nga një traktor
Foto: Arkiv

Një person ka marr lëndime trupore pasi është goditur nga një traktor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:08 në rrugën “Bujar Roka”, në Gjakovë.


Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar traktorin e tij nga pakujdesi ka goditure këmbësorin mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima  është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë ndërsa i  dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/