LAJMI I FUNDIT:

Aksident ndërmjet një veture të policisë dhe një minibusi që po barte nxënës në Graçanicë, 21 të lënduar (Foto)

Aksident ndërmjet një veture të policisë dhe një minibusi që po barte nxënës në Graçanicë, 21 të lënduar (Foto)

Rreth orës 06:30 në Graçanicë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti zyrtar të Policisë së Kosovës dhe një minibusi.

Sipas Policisë së Kosovës, furgoni në fjalë po transportonte nxënës.


Policia ka bërë të ditur gjithashtu se si pasojë, deri më tani, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona.

“Rreth orës 06:30 në Graçanicë ka ndodhë një aksident trafiku, mes një automjeti zyrtar të Policisë dhe një furgoni (që po transportonte nxënës). Deri më tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti për Telegrafin.

Ndërsa Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së ka thënë për Telegrafin se asnjë nga të apostrofuarit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. /Telegrafi/