LAJMI I FUNDIT:

Aksident komunikacioni në Graçanicë (Foto)

Aksident komunikacioni në Graçanicë (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhursot në orët e pasditës në Graçanicë, ku janë ndeshur dy automjete.

Një veturë e tipit “Passat” dhe një automjet i UNMIK-ut janë aksidentuar sot në orët e pasditës në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan në Graçanicë.


Nuk bëhet e ditur nëse ka viktima apo të lënduar në këtë aksident, por sipas fotografive që ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes shihet se automjeti civil është shumë i dëmtuar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/

aksidenti-gr222

aksidenti-gr111