LAJMI I FUNDIT:

Aksident komunikacioni në Dellçevë, lëndohen tre persona

Aksident komunikacioni në Dellçevë, lëndohen tre persona
Foto: Ilustrim

Tre persona janë lënduar në një aksident komunikacioni, që sot rreth orës 18:40 ndodhi në rrugën Dellçevë – Makedonska Kamenica.

Ekipi i Ndihmës së Shpejtë nga Dellçeva ka intervenuar në këtë aksident dhe tre persona e lënduar janë transferuar në Shtëpinë e Shëndetit në Dellçevë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në vendin e ngjarjes hetime ka kryer edhe policia, por prej atje informacione shtesë paralajmërojnë pas përfundimit të hetimeve.

Komunikacioni në rrugën Dellçevë – Makedonska Kamenica tek vendi “Batkova Çeshma” u ndërpre për disa orë për shkak të aksidentit./Telegrafi/