LAJMI I FUNDIT:

Aksident i frikshëm në Vlorë: “Benz”-i përmbyset në rrugë, dy të rinj të lënduar rëndë (Foto/Video)

Aksident i frikshëm në Vlorë: “Benz”-i përmbyset në rrugë, dy të rinj të lënduar rëndë (Foto/Video)

Një aksident i frikshëm rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Vlorë-Levan në afërsi të mbikalimit dalës.

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi automjeti tip “Mercedes Benz” me targa “AA859 EV” me të cilin udhëtonin është përmbysur në rrugë.


Automjeti tip “Benz” me targa AA 859 EV ka qenë duke lëvizur në drejtim të Vlorës me shpejtësi.

Në krah të autostradës ka qenë i parkuar një mjet i mirëmbajtjes së rrugës, i cili edhe pse kishte sinjalistikë, nuk është arritur dot të evitohet nga ana e drejtuesit të “Mercedesit”.

Për pasojë mjeti është përplasur me mjetin e mirëmbajtjes së rrugës duke u rrotulluar disa herë.

Drejtuesi Julian Toska dhe pasagjeri Florjan Rrapaj janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Vlorës.

Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë lëvizja tej normave të lejuara e “Mercedesit”. /bw/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori