Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një person (Foto)


Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Ferizajt.
Lajmin për “Indeksonline” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës nga ky rajon, Agim Gashi.
“Po, në rrugën 'Driton Islami' ka ndodhur ky aksident. Një person ka humbur jetën dhe kjo është konstatuar nga mjeku”, ka thënë ai.
Nga
Telegrafi
18/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































