Aksiden trafiku në Shkup, lëndohet një person

policia mk policia mk

MPB njofton se në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një mopedi, në të cilën ka pasur edhe të lënduar.
"Më 26.06.2026, rreth orës 00:20, në SPB Shkup u njoftua se në bul. "Jane Sandanski" në Shkup kishte ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh "Seat", me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.T. (31) nga Shkupi dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.S. (19) nga Shkupi.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza". Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes", thonë nga MPB./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































