LAJMI I FUNDIT:

Akreditohet edhe për tri vite tjera programi anglisht në Fakultetin Ekonomik

Akreditohet edhe për tri vite tjera programi anglisht në Fakultetin Ekonomik

Është i katërti vit me radhë që Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës e ofron programin “Applied Economics and Management” – një program në gjuhën angleze për njohjen me studime themelore në ekonomi dhe menaxhment.

E veçanta e këtij programi është se synon që t’i përgatis studentët jo vetëm për tregun vendor të punës, por edhe për zonën evropiane të edukimit të lartë, pjesë e së cilës është edhe Kosova, shkruan Telegrafi.


Pasi që programi studimor është në gjuhën angleze, në këtë drejtim ligjërojnë profesorët të cilët e kanë të përvetësuar anglishten akademike.

Së fundmi Këshilli Shtetëror i Cilësisë e ka akredituar këtë program edhe për tri vitet e ardhshme.

Vlen të cekët se studentëve të këtij drejtimi që kanë nota të mira iu mundësohet një mobilitet ndërkombëtar, ku shumë prej studentëve aktualë kanë studiuar për një semestër në universitetet partnere në vende të ndryshme të Evropës, siç është Finlanda, Franca, Polonia, Austria, etj.

Përndryshe, aplikimi për këtë program hapet në shtator. /Telegrafi/

Bursa jashtë vendit dhe qasje të lehtë punësimi për studentët e programit të ri të Fakultetit Ekonomik
Lexo po ashtu Bursa jashtë vendit dhe qasje të lehtë punësimi për studentët e programit të ri të Fakultetit Ekonomik

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori