LAJMI I FUNDIT:

AKR e gatshme për zgjedhje, kërkon nga Presidenti sa më parë t’i shpall ato

AKR e gatshme për zgjedhje, kërkon nga Presidenti sa më parë t’i shpall ato

Aleanca Kosova e Re (AKR) në një postim në faqen zyrtare në Facebook vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme.

AKR thekson se është e gatshme për këtë sfidë dhe kërkon nga Presidenti i Republikës së Kosovës që të ushtrojë kompetencat e veta kushtetuese që sa më parë t’i jepë zgjidhje kushtetuese situatës së krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit.


Postimi i plotë:

“Aleanca Kosova e Re vlerëson se me situatën e fundit në Kosovë me dorëheqjen e Kryeministrit, është krijuar një momentum i ri politik i cili duhet të trajtohet me një përkushtim serioz nga të gjitha palet në menyrë që vendit ti garantohet një perspektivë e qëndrueshme demokratike.

Aleanca Kosova e Re vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme dhe se qytetaret e Kosovës në këto rrethana, duhet të shprehin vullnetin e tyre të plotë të zgjedhim qeverinë e re e cila do të udhëheqë me vendin nën respektim të ligjit dhe vlerave demokratike dhe të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik dhe integrime gjithëpërfshirese të vendit tonë.

Aleanca Kosova e Re është e gatshme për këtë sfidë dhe kërkojmë nga Presidenti i Republikës së Kosovës që të ushtrojë kompetencat e veta kushtetuese që sa më parë ti jep zgjidhje kushtetuese situatës së krijuar pas dorëheqjes së Kryeministrit.

Aleanca Kosova e Re është e përkushtuar që të angazhohet për institucione të qëndrueshme dhe demokratike dhe do të japë kontributin e vet në të gjitha proceset me rendësi për Kosovën drejt paqes dhe stabilitetit në vend”, thuhet në kumtesën e AKR.

Kujtojmë se edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur sot një takim me kryetarët e degëve të PDK-së, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Sipas një njoftimi, Veseli ka thënë se PDK është gati për zgjedhje dhe në këtë proces hyn për të fituar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori